Telefoni më i hollë në botë
Kompania e Koresë së Jugut "Samsung Electronics” ka njoftuar se ka krijuar telefonin më të hollë në formë të orës së dorës në botë.
Pajisja ka trashësi prej vetëm 11.98 milimetrash, që është më pak më pak se konkurrenti më i afërm, pajisja e firmës LG, e cila ka trashësi prej 13.9 milimetrash.
Samsung planifikon që të filloj shitjen e pajisjes së re me çmim prej 450 eurosh gjatë këtij muaji në Francë, e më pas edhe në tregjet tjera evropiane.
Ky telefon mobil ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 1.76 inç, derisa përdoruesit mund të kontrollojnë e-mailat dhe të dëgjojnë audio dosjet MP3. Pajisja ka edhe funksionin Bluetooth, si dhe mundësinë e njohjes së zërit – voice recognition
Në vitin 2013 do të ketë 2.2 miliardë shfrytëzues të Internetit
Sipas parashikimeve të Forreset Research të publikuara dje, në vitin 2013 pritet të ketë një rritje të shfrytëzuesve të internetit deri në 2.2 miliardë.
Rritje e madhe pritet në tregjet e reja dhe ngecje në vendet në zhvillim.
Rritja në SHBA dhe në Evropën Perëndimore si dhe në vendet tjera të industrializuara do të jetë nga 1 deri në 3% në vit, andaj shfrytëzuesit e përgjithshëm në Evropë do të rriten nga 380,7 milionë sa janë sot, në 482 milionë.
Në rusi dhe Turqi kjo rritje do të jetë rreth 8% në vit.
Numrin më të madh të pjesëmarrjes në popullatën e Internetit, do ta mbajnë vendet e Azisë, me rreth 43% të shfrytëzuesve, nga të cilët 17% vetëm në Kinë
USB me kapacitet 256 GB
Kompania Kingston ka vendosur të pozicionohet si prodhues i flash memorieve të xhepit me kapacitetin më të madh.
Pasi kanë prezantuar memorien USB me kapacitet 128 gigabajt, tash ka arritur versioni dyfish më i madh, me 256 GB.
Siç ndodh zakonisht me memoriet USB, s’ka çka të thuhet shumë për të, përveç kapacitetit, si dhe shpejtësisë së përcjelljes së të dhënave në këtë pajisje, të quajtur Kingston Data Traveler 300. Prodhuesi thotë se shpejtësia e leximit është 20MB/s dhe e regjistrimit 10MB/s, që nuk është edhe spektakolare, por as e keqe.
Por, kujdes: Nëse dëshironi të keni memorie USB me kapacitetin më të madh, duhet të ndani një shumë bukur të madhe të parave, në këtë rast 900 dollarë. Vlerësoni nëse ia vlen
Audi A1 serik në shtator
Modeli tërësisht i ri A1 nga Audi do të paraqitet zyrtarisht në version serik në panairin e automjeteve të Frankfurtit, i cili mbahet në muajin shtator të këtij viti.
Ndryshe, vetëm para disa javësh ka arritur lajmi që Audi A1 e A8 nuk do të marrin pjesë në këtë panair, dhe se do të paraqiten vetëm gjatë vitit të ardhshëm.
Tani situata ka ndryshuar, kështu që A1 në versionin serik megjithatë do të sheh dritën në shtator. Kjo nuk do të jetë vetëm premiera, por njëkohësisht edhe fillimi i shitjes, pasi që prodhimi fillon qysh në muajin tetor
YouTube ka filluar edhe me video 3D
YouTube tashmë disa ditë është duke eksperimentuar me seksione të videove tredimensionale, të cilat mund t’i shihni qartas vetëm me syze të veçanta.
Deri tash askush nuk ka ditur si t’i incizojë dhe vendosë këto video në YouTube, por tash, gjithçka është publikuar në blogun zyrtar të YouTube dhe priten mijëra xhirime të tilla të cilat do t’i realizojnë vetë shfrytëzuesit.
Megjithatë, këto xhirime 3D ende nuk funksionojnë në mënyrë të përkryer, për shembull nëse një video të tillë do të mundohemi ta nxjerrim të shoqëruar në këtë tekstin më poshtë, ajo nuk do të shfaqet si duhet.
Por në vetë YouTube, kjo funksionon shumë mirë. Sigurisht, vetëm nëse keni syza 3D. Ndër çdo video 3D do të paraqitet edhe një përzgjedhës i veçantë në të cilin do të mund t’i ndryshoni parametrat e ndryshëm, varësisht nga lloji i syzave që ken
Facebook arrin shifrën e 250 milionë anëtarëve
Themeluesi i Facebook dhe CEO, Mark Zuckerberg, ka zbuluar në blogun e tij zyrtar të arriturat e reja të kësaj organizate.
Facebook sipas informacioneve të fundit tashmë numëron 250 milionë anëtarë, 50 milionë më shumë se që kishte rreth tre muaj më parë.
Me kalimin e kohës numri i anëtarëve të kësaj ueb-faqeje rritet pa ndalim (për rritje nga 150 në 200 milionë pati nevojë për katër muaj, ndërsa diçka më shumë për rritje nga 100 milionë në 150 milionë.
Me këto shifra, Facebook gradualisht e merr udhëheqjen edhe nga MySpace, së paku në territorin e SHBA-ve