Ky eshte nje tutorial per tu njohur me panelin e veglave (Tools) te photoshop me nje pershkrim per cdo funksion te ketyre veglave.Ky tutorial eshte shume i mire per ata qe sapo kane marre nje kopje te photoshop dhe s’ja kane idene se si ta perdorin por njekohesisht kane degjuar qe photoshop ben mrekullira dhe mezi presin qe ta mesojne.
Le te fillojme me veglen (Tool-in) e pare pa humbur kohe.Meqe juve do tju duhet ti mesoni veglat me termin anglisht sepse photoshop ne shqip ska, une po jap titullin e vegles ne anglisht dhe perkthimin anash ne shqip gjithashtu komplet pershkrimin ne shqip gjithashtu cdo vegel do kete shortcut-in ose komanden e shkurter per te zgjedhur kete vegel te praqitur ne kllapa().
Ky eshte nje tutorial per tu njohur me panelin e veglave (Tools) te photoshop me nje pershkrim per cdo funksion te ketyre veglave.Ky tutorial eshte shume i mire per ata qe sapo kane marre nje kopje te photoshop dhe s’ja kane idene se si ta perdorin por njekohesisht kane degjuar qe photoshop ben mrekullira dhe mezi presin qe ta mesojne.
2.Rectangular Marquee Tool (M) – Vegla e seleksionimit katror
Perdoreni kete vegel ne imazhin tuaj per te bere nje selektim ose perzgjedhje te nje pjese te imazhit ne forme katrore. Ky selektim ben qe vetem siperfaqja e imazhit qe selektohet te jete e modifikueshme nga veglat e tjera te photoshop si psh peneli.Duke mbajtur shtypur butonin [Shift] ne te njejten kohe qe rreshqisni mousin per te selektuar(perzgjedhur) ju keni mundesi te perzgjidhni ne formen e nje katrori perfekt.Nqs mbani shtypur butonin [Alt] ne te njejten kohe qe rreshqisni per te perzgjedhur kjo ben qe qendra e drejtkendeshit te selektuar te vendoset aty ku filloi kursori te rreshqiste.
3.Move Tool (V) – Vegla e levizjes
Use this tool to, well, move things. Usually you use it to move a Layer around after it has been placed. Hold the [Shift] key to limit the movements to vertical/horizontal.
Perdoreni kete vegel per te levizur gjerat ne photoshop. Zakonisht ajo perdoret per te levizur nje shtrese (Layer) pasi ajo eshte vendosur. Mbani shtypur butonin [Shift] per te limituar levizjet ne vertikalisht dhe horizontalisht. Sic e shikoni shortcut-i per te zgjedhur kete vegel eshte shkronja (M) ne tastjere.
4.Polygon Lasso Tool (L) – Laku ne forme poligoni
Ok, ky duhet te ishte vegla e lakut por meqe une perdor lakun ne forme poligoni (Polygon Lasso Tool ) qe ndodhet ne te njejten menu me veglen e lakut (Lasso Tool) mjafton ta mbash te shtypur kete buton qe te shfaqet. Perdoreni kete vegel per te vizatuar selektime jo me ne forme katrore si me siper por ne cfaredo forme qe tju pelqeje. Per te mbyllur selektimin mjafton te klikoni tek pika e fillimit (do ta shihni kursorin te ndryshoje kur te jeni mbi kte pike) ose thjesht beni nje dopjo klik. Kur mbani te shtypur butonin [Ctrl] ne tastjere ju shikoni qe kursori ndryshon dhe heren tjeter qe klikoni selektimi juaj do te mbyllet.
5.Magic Wand Tool (W) – Vegla e shkopit Magjik
Perdoreni kete vegel per te selektuar nje spekter ngjyre. Ajo do te selektoje nje ngjyre te caktuar ne imazhin tuaj bazuar ne vendin ku ju do te klikoni me kete vegel. Ne Barin e opsioneve ju mund te ndryshoni tolerancen qe ta beni selektimin tuaj me shume ose me pak preciz.
6.Crop Tool (C) – Vegla Prerese
Vegla Prerese eshte e ngjashme me veglen e seleksionimit katror [ Rectangular Marquee Tool (M)], diferenca eshte se kur shtypni [Enter] ajo e pret imazhin me permasat e katerkendeshit te seleksionuar duke fshire te gjithe pjesen e imazhit qe ishte jashte katerkendeshit.Fshirja nuk eshte e pa kthyeshme ajo mund te kthehet perseri me butonin e kthmit prapa [undo]
7.Slice Tool (K) – Vegla e prerjes ne feta
Kjo vegel perdoret me shume per ndertimin e faqeve te internetit, ose per ta ndare nje imazh ne imazhe me te vogla.Kjo eshte nje vegel paksa e avancuar dhe meqe ju jeni ketu per te mesuar komandat baze te photoshopit eshte mire qe ta kaloni per kete here kete vegel.
8.Healing Brush Tool (J) – Furca e sherimit te imazhit
Kjo vegel eshte me te vertete shume e nevojshme. Ju mund ta perdorni kete vegel per te riparuar gervishtje ose demtime te fotove. Ajo punon si vegla e furces – Brush tool (shiko me poshte). Ju mund te zgjidhni madhesine e kursorit dhe pastaj duke mbajtur shtypur butonin [Alt] mund te zgjidhni nje siperfaqe te mire te pa demtuar te imazhit dhe pastaj duke e leshuar butonin [Alt] pikturoni mbi siperfaqen e demtuar te imazhit. Ajo qe ndodh eshte se informacioni kopjohet nga siperfaqja e pare tek siperfaqja e e dyte me formen e furces dhe ne fund informacioni i kopjuar pershtatet dhe shkrihet me imazhin duke korigjuar pjesen e demtuar te fotos.
9.Brush Tool (B) – Furcja
Kjo eshte vegla e pare, eshte vegla ku photoshop eshte bazuar. Jo tamam po eshte shume bazike. Ajo pikturon mbu imazhin tuaj ne cfaredo ngjyre te keni zgjedhur dhe ne cfaredo permase te furces. Kjo vegel ka shume opsione, por mesohen kollaj.
10.Clone Stamp Tool (S) – Stampa e klonimit
Kjo eshte shume e ngjashme me furcen e sherimit te imazhit (Healing Brush Tool) me siper. Ju mund ta perdorni ne te njjten menyre i vetmi ndryshim eshte se ne fund te procesit imazhi nuk shkrihet me pjesen tjeter te imazhit. Eshte nje kopje direkte e informacionit nga siperfaqja e pare e zgjedhur tek e dyta. Kur mesoni ti perdorni te dyja keto vegla eshte nje harmoni perfekte.Ju do te beheni nje mjeshter i photoshopit, bej shaka
11.History Brush Tool (H) – Furcja e Historise
Kjo vegel punon njesoj si Furcja (Brush tool) me perjashtim se informacioni qe ajo pikturon merret nga gjendja origjinale e imazhit tuaj.Nese shkoni tek menuja Window>History ju mund te shihni Panelin e Historise se ndryshimeve qe i jane bere imazhit. Furcja e historise pikturon me informacion nga cilado gjendje e historise se zgjedhur tek paneli i historise.
12.Eraser Tool (E) – Vegla qe fshin
Kjo eshte vegla e kundert e furces (Brush tool). Funksionon si nje fshirese apo si nje gome dhe fshin informacionin sa here qe ju e beni click and drag – kliko dhe terhiq. Nese jeni duke punuar ne nje shtrese – Layer kjo vegel do te fshije informacionin duje e jthyer ne transparent. Nese jeni duke punuar ne nje shtrese sfondi – background kjo vegel do te fshije informacionet duje i kthyer ne ngjyren dytesore qe ju keni zgjedhur.
13.Gradient Tool (G) – Vegla e spektrit te ngjyrave
Ju mund ta perdorni kete vegel per te bere nje spekter te gjere ngjyrash ne nje imazh.Ajo mundeson nje njehsim apo nje shkrirje te ngjyres se sfondit me objektin kryesor apo me pjesen e perparme te imazhit (fotos) ne momentin kur ju beni click and drag – klikoni dhe e terhiqni.
14.Blur Tool (R) - Vegla qe turbullon imazhin
Vegla blur eshte shume interesante.Ajo i ben imazhet e turbullta, jo te qarta , i erreson.Click and drag – kliko dhe terhiq per te perdorur kete efekt. Sa me shume e beni click and drag – klikoni dhe terhiqni me mouse mbi imazhin e zgjedhur aq me shume do te turbullohet dhe erresohet figura qe keni zgjedhur.
15.Dodge Tool (O) – Vegla qe perdoret per te ndricuar imazhin
Kjo vegel perdoret per te ndricuar dhe per ti dhene drite cdo skaji te figures qe ju deshironi por ketu nuk behet fjale per imazh te zi. Figurat e zeza nuk mund te ndricohen.
Ju kujtoj se ky tutorial nuk perfundon ketu.