grushina-2009
  Kuriozitete
 
Fantazma e Jackson në Neverland
Adhuruesit e Michael Jackson janë të eksituar mbi një mundësi për ta parë fantazmën e këngëtarit në Neverland.
Një hije e frikshme që i ngjason figurës se Jackson është paraqitur në një korridor të ish- shtëpisë së këngëtarit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në CNN – dhe ka ecur mandej në korridor. Ai ka lëvizur shpejt nga e djathta në të majtë para se të zhdukej.

Fantazma drithëruese është paraqitur gjatë emisionit të CNN “'Inside Neverland', e cila është parë gjatë intervistës në mes të Larry King dhe vëllait të Michael, Jermaine. As prezantuesi dhe as kameramani nuk e kanë vërejtur këtë kuadër. Por, pasi është postuar në youtube.com janë përhapur thashethemet për hijen e këngëtarit nëpër gjithë internetin. Gjatë programit – që u transmetua një javë pas vdekjes se tij – Miko Brando, djali i Marlon Brandos dhe një shokë i ngushtë i Jackson, ka dërguar një skuadër të filmit në Neverland. Në një pikë kamerat kanë fokusuar një figurë si hije që është paraqitur në fund të korridorit. Pas kësaj me qindra forume në internet kanë komentuar figurën fantazmë të Micheal Jackson.
107-vjeçarja përgatitet për martesë
Kinezja e cila ka pasur frikë të martohet derisa ka qenë e re ka marrë guximin dhe ka vendosur të kërkoj burrë që të mos i jetë barrë nipave të vet. Burrin potencial ajo po e kërkon nëpër shtëpi të pleqve. Wang Guiying nuk dëshiron tu bëhet barrë nipave çdo ditë e më të vjetër.
Kur në moshën 102 vjeçare ka thyer këmbën më nuk ka mundur të bëj punët e shtëpisë, siç janë larja e rrobave, i ka lindur dëshira të gjej dikë me të cilin mund të flas, sepse ka frikë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ngutet ta gjejë atë. Ajo ka lindur dhe rritur në krahinën kineze Guizhou duke parë se si meshkujt i rrahin gratë. Veçanërisht i kujtohet mirë kur tezja e saj ka qarë shpesh kur e rrihte burri për të cilën gjë, siç flet sot hapur, është frikësuar edhe nga mendimi që dikujt t'i jap të drejtën për ta keqtrajtuar. Kur i kanë vdekur babai, nëna dhe motra më e vjetër, as atëherë nuk ka dashur të martohet, prandaj kishte shkuar në fshat dhe ishte marrë me bujqësi. Ka punuar arat deri në moshën 74 vjeçare, por pas kësaj është zhvendosur tek nipat e saj në qytet.
Nena gjen ne Facebook djalin e humbur prej 27 vjetesh
Nje nene angleze eshte bashkuar me te birin pas 27 vjetesh, fale Facebook-ut. Ka qene motra e gruas qe e ka njohur nipin ne nje foto ne faqen sociale, ndersa per te e ema mendonte se ia kishin rrembyer.
Avril Grube, 62 vjec, tregoi se i kishte shkeputur lidhjet me te birin qe prej vitit 1982, kur ishte ndare me bashkeshortin hungarez. Ajo kishte fituar kujdestarine e femijes, por i ati kishte te drejte ta vizitonte. Ne njeren prej vizitave ai e kishte marre me vete dhe nuk e kishte kthyer me.

Ndonese gruaja ishte perpjekur te vendoste kontakte me te shoqin per te cilin mendonte se e kishte cuar femijen ne Hungari, nuk ia kishte arritur qellimit, ndersa i shoqi kishte vdekur ne vitin 2006.

Pak kohe me pare e motra e gruas kerkoi emrin e nipit ne Facebook dhe u habit kur zbuloi vendlindjen dhe emrin e nenes se tij. Me pas nisi komunukimi me e-maile. Mesohet se djali tani eshte 30 vjec, eshte i martuar me femije dhe prej pese vitesh ishte vene ne kerkim te nenes.
Shpenzon 11 mijë euro që të duket si e bija
 
50-vjeçarja britanike Janet Cunliffe, të cilën shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj Jane, ka pranuar se ka shpenzuar më shumë se 11 mijë euro për t’u dukur si vajza e saj 22-vjeçare.
Janet ka njoftuar se ndërhyrjet kirurgjike nuk i ka bërë për t’i konkurruar vajzës së saj, por për shkak “të kërkesës së domosdoshme të moshës”.

“Kur kam shikuar se sa tërheqëse është Jane, më është kujtuar vetja në moshën e saj dhe thjeshtë kam dashur të shoh se si do të ishte po të dukesha edhe njëherë ashtu. Kam gjene të mira dhe lëkurë të pastër, megjithatë është dashur të bëhen disa korrigjime”,
ka shpjeguar Janet.

Janet i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për zmadhimin dhe ngritjen e gjinjve, pastaj tërheqjen e kapakëve të syve dhe zmadhimin e lehtë të buzëve. Pjesën tjetër të parave e ka shpenzuar duke e kthyer trupin në formë dhe duke iu nënshtruar një regjimi tjetër ushqyes.
WWF: Ne 2050-en Alpet pa bore
 
Ne fund te 10 viteve te ardhshme, Alpet e Europes rrezikojne te jene 50 % me pak te mbuluara nga bora per shkak te ngrohjes globale. Kjo behet e ditur ne nje raport te publikuar nga organizata WWF, sipas se ciles, akujt rrezikojne te zhduken nga majat me te larta te Europes deri ne vitin 2050.
“Shkrirja e akujve do kete nje efekt te menjehershem tek biodiversiteti dhe furnizimimi me uje i lumenjve, cka do shkaktonte probleme te medha ekonomike dhe turistike ne Itali dhe Zvicer”, thuhet mes te tjerash ne raport. Studimi thekson gjithashtu se pasojat me te medha do t’i vuaje italia ne zonat e Venetos dhe Friulit.
Kinë, restoranti ku klientët lejohen të thyejnë pjata
Një restorant në Kinë iu ofron një shërbim të ri klientëve. Atje ata kanë rastin të thyejnë pjata dhe gota sa të duan. Restoranti Dark në Pekin ka lënë mënjanë tri dhoma ku darkuesit mund të çlirojnë stresin.

Një restorant në Kinë iu ofron një shërbim të ri klientëve. Atje ata kanë rastin të thyejnë pjata dhe gota sa të duan. Restoranti "Dark" në Pekin ka lënë mënjanë tri dhoma ku darkuesit mund të çlirojnë stresin. "Kemi pikturuar dy shënjestra në formë njeriu në mur", thotë i zoti, dhe klientët mund t'i imagjinojnë ata si njerëzit më të urryer". Vetëm darkuesit, fatura e të cilëve është 50 jen, kualifikohen për ta përdorur këtë shërbim. "Secila pjatë kushton 10 jen, por ka dhe sende të tjera të thyeshme që kushtojnë 200 jen", shpjegon kamerieri. "Kemi gjithashtu edhe magnetofona, por asnjë nga klientët nuk i ka kërkuar", shton ai.

 
  Today, there have been 3 visitors (33 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free